Victoria Beckham sapo u dha fund zërave se nuk flet me nusen e djalit

Victoria Beckham sapo u dha fund zërave se nuk flet me nusen e djalit

14:25, 10/01/2023
A+ Aa A-

Nicola Peltz, ose bashkëshortja e Brooklyn Beckham, festoi ditëlindjen dhe një urim të ëmbël mori nga vjehrra e saj, Victoria Beckham, e cila e postoi jo vetëm në Instastory, por edhe në feed.

“Gëzuar ditëlindjen @NicolaAnnePeltzBeckham. Uroj të kesh kaluar një ditë të bukur”, shkroi Victoria në një foto ku dukej Nicola super e buzëqeshur. Një postim të ngjashëm bëri edhe David Beckham.
 
Nicola u bëri të dyja urimeve repost dhe falenderoi çiftin e famshëm.
 
Pak kohë më parë, qarkulluan lajme se mes Victoria-s dhe Nicola-s kishte shumë tensione, të cilat sipas zërave, kishin nisur që prej dasmës së Nicola-s me Brooklyn.
 
U tha se ato nuk flisnin dhe nuk kishin aspak një marrëdhënie të mirë, por ja që duken më të dashura se kurrë. Ose konflikti nuk ka ndodhur kurrë, ose është zgjidhur.
 
Gjithsesi, Brooklyn dhe David mund të marrin frymë lirisht tani./ anabel

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco