FOTO/ Pique na njeh ‘gabimisht’ me të dashurën e tij gjatë kohës kur ende nuk ishte ndarë nga Shakira

FOTO/ Pique na njeh ‘gabimisht’ me të dashurën e tij gjatë kohës kur ende nuk ishte ndarë nga Shakira

15:21, 09/01/2023
A+ Aa A-

Ndarja ndërmjet yllit kolumbian, Shakira dhe Pique ishte një nga ngjarjet më të bujshme që u shënua në media rozë gjatë vitit që lamë pas.

Me 11 Qershor, dyshja konfirmuan në rrjet thashethemet që prej disa kohësh po qarkullonin duke i dhënë kështu fund një herë e mirë marrëdhënies disa-vjeçare që kishin.

Tashmë duket se deri diku gjërat kanë marrë rrjedhën e tyre, pasi ish-çifti po jetojnë të ndarë nga njëri-tjetri dhe Pique po shijon dashurinë e tij me arkitekten Clara Chia Marti.

Image

Së fundmi, futbollisti ishte i ftuar në një lidhje “Skype” teksa pranë tij u shfaq edhe e dashura e tij.

Image

Sipas pretigjozes ‘The Sun’ thuhet se Shakira ka mbetur e “shkatërruar” pasi e dashura e re e Gerard Pique u pa në një intervistë video që ai bëri nga shtëpia kur ata ishin ende bashkë.

Ndonëse ai ka dalë shpesh-herë publikisht me Clarën, pamjet  bënë virale në rrjet pasi në intervistën që u zhvillua virtualisht, shtëpia ishte ajo që futbollisti ka në pronësi me Shakirën.

Mësohet se këngëtarja e "Hips Don't Lie" ishte duke udhëtuar me fëmijët e tyre në atë kohë.
 
Një burim i brendshëm pretendon se ish-ylli i Barcelonës, Pique dhe Shakira ende jetonin "të lumtur së bashku" në ato kohë.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco