Princi Harry hedh akuza ndaj Camilla-s dhe shtypit britanik: Qëllimi i saj ishte…

Princi Harry hedh akuza ndaj Camilla-s dhe shtypit britanik: Qëllimi i saj ishte…

14:07, 09/01/2023
A+ Aa A-

Princ Harry vijon me deklaratat e tij ndaj familjes mbretërore. Në një intervistë për 60 Minutes, Harry u ndal tek thjeshtra e tij, Camilla. Ai e quajti atë një djall.

Duke folur për emisionin amerikan, Harry tha se anëtarët e familjes mbretërore kanë futur në shtrat djallin, referuar mbretëreshës aktuale Camilla, duke shtuar se gjithçka shfaqet në media bëhet për çështje imazhi.

Në librin e tij “Spare”, princi ishte shprehur se që në fillim nuk e kishte pranuar martesën e Camilla-s me babain e tij. Sipas Harry-t të njëjtin qëndrim mbante dhe vëllai i tij Princi William.

“Menjëherë pas takimeve tona me të, ajo filloi lojën e saj. Qëllimi i saj ishte martesa dhe absolutisht Kurora. Në të gjitha gazetat u shfaqën detaje të bisedave të saj me Willie por asnjë prej tyre nuk ishin të vërteta. Ajo ishte personi i tretë në martesën e prindërve të mi, synimet e saj ishin të rregullonte imazhin”-tha Harry në intervistë me prezantuesin Anderson Cooper.

Harry theksoi se pas vdekjes së Diana, Camilla krijoi lidhje të ngushta me shtypin britanik dhe se po përhapeshin lajme të rreme mbi rolin e saj në pallatin mbretëror.

Së fundmi, ka dalë edhe një pjesë e rrëfimit të Princit Harry për vdekjen e nënës së tij, Princeshës Diana, e cila humbi jetën në një aksident automobilistik në Paris në Gusht 1997.

Harry zbulon se ka qarë vetëm një herë pas vdekjes së nënës së tij kur ai ka qenë 12 vjeç. Dhe kjo ka ndodhur gjatë ceremonisë mortore.

“Kam qarë një herë, në varrim. Ishte shumë e çuditshme. Ndjeva një lloj faji, mendoj se edhe William (vëllai) e ndjeu gjithashtu, duke ecur jashtë Pallatit Kesington. Aty ishin 50 mijë buqeta me lule për nënën tonë. Po u shtrëngonim duart të tjerëve duke buzëqeshur. Duart e tyre ishin të lagura dhe po dridheshin, nuk mund të kuptonim pse ishin të lagura. Por ishin për shkak të lotëve që po fshinin”, ka thënë Princi Harry.

Më tej ai ka vijuar: “Të gjithë mendonin dhe ndiheshin sikur e njihnin nënën tonë, dhe dy njerëzit më të afërt të saj, dy njerëzit më të dashur prej saj, nuk ishin në gjendje që të tregonin asnjë emocion në atë moment”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco