Yll Limani kalon një pasdite të paharrueshme me vetë Manuel Neuer

Yll Limani kalon një pasdite të paharrueshme me vetë Manuel Neuer

13:42, 09/01/2023
A+ Aa A-

Yll Limani së fundmi ka kaluar një pasdite që shumë me siguri do ta xhelozonin. Këngëtari është takuar me portierin legjendar të Gjermanisë, Manuel Neuer madje ka kaluar një pasdite të tërë me të.

Këtë e bëri me dije vetë Ylli me anë të një fotoje në Instagram, ku dukej ai dhe portjeri. Krahas imazhit, Limani shkroi: Pasditja e kaluar shumë mirë me legjendën.

Image

Më herët kujtojmë që këngëtari ka bërë një rezume të vitit që lamë pas, duke e konsideruar vitin 2022 si më të mirin por edhe më të vështirin. Në një postim ai u shpreh gjithashtu se nuk din si ta shprehë mirënjohjen për ndjekësit e tij.

“2022 ma ka ndryshuar jetën përgjithmonë. Ka qenë viti më i miri dhe më i vështiri i jetës time. Faleminderit të gjithë juve që më keni përkrahur gjatë gjithë kësaj kohe. Faleminderit që e doni muzikën time …mirënjohjen time nuk do të di kurrë me e shpreh qysh ju e meritoni! Faleminderit le ta bëjmë këtë 2023. Gëzuar”, ka shkruar Ylli në postim.

Ylli ka folur edhe për jetën e tij sentimentale dhe përse ai vendos ta mbajë atë private.

“Normalisht që jeta personale ka qenë gjithmonë e mbrojtur hermetikisht, jam i turpshëm për të folur për këtë situatë. Edhe njerëzit janë të lidhur shumë emocionalisht me muzikën time. Po të them që jam në një lidhje dhe bëhet publike, do mendojnë njerëzit që tërë kohën po i shkruaj asaj, prandaj e kam ruajtur gjithmonë,” u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco