Olta humb edhe 'shoqet' e saj brenda shtëpsë, banoret e 'BBV' deklarata të forta për aktoren

Olta humb edhe 'shoqet' e saj brenda shtëpsë, banoret e 'BBV' deklarata të forta për aktoren

11:41, 09/01/2023
A+ Aa A-

Aktorja Olta Gixhari është padiskutim një banoret më të komentuara të këtij edicioni të “Big Brother Vip.” Që në njsje të formatit ajo pati një “luftë të ftohtë” me Zhaklina Gjollën, e cila u largua nga “BBV.”

Së fundmi, kryefjalë ka qenë një debat i Oltës me aktorin Gent Hazizi. Pas debatit u duk se banorët mbajtën të gjithë anën e Oltës duke iu kthyer kundër Gentit, por tani që po dalin shpjegime të reja duket se banorët por ndryshojnë mendim.

Banorët janë ndarë me grupe, kë mbështesin nga Genti dhe Olta pasi situatat mes tyre janë treguar të ndryshme nga secili. Disa prej banorëve si Luizi, Kejvina, Tea, kanë filluar të dalin kundër Oltës. Ndërsa edhe dy prej banoreve shumë të afërta me Oltën duket se po fillojnë të kenë dyshimet e tyre. Bëhet fjalë për Mikelën dhe Kiarën.

Mikela i treguar Kiarës mendimin e saj për Oltën, ndërsa po bisedonin të ndarë nga pjesa tjetër e banorëve.

Ish- konkurrentja e Për’Puthen thotë se ajo është shumë dinake dhe minupuluese brenda Big Brother. Olta ka qenë në qendër të vëmendjes deri tani, për shkak të debateve.

“Unë ia kam thënë dhe në sy dhe do vazhdoj t’ja them. Shumë dinake, manipuluese. E ka këtë gjë dhe është fakt”, tha Mikela për Oltën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco