Dalin në dritë mëritë e vjetra, a flasin me njëri-tjetrin sot Enca dhe Besi?

Dalin në dritë mëritë e vjetra, a flasin me njëri-tjetrin sot Enca dhe Besi?

10:05, 09/01/2023
A+ Aa A-

“Për ballkon mund të bëjë Enca, për profesionalizëm mund të bëjë Bleona.”- ishte kjo deklarata e Bes Kallakut që ndezi debat midis aktorit dhe këngëtares së njohur.

Dyshja prej kohësh nuk flasin me njëri-tjetrin dhe i gjithë sherri i tyre starton tek kjo deklaratë e Besit para disa vitesh në “Shiko Kush Luan”, e cila nuk mbeti pa përgjigje asokohe edhe nga Haxhia.

Kjo e fundit më herët u shpreh se e kishte refuzuar ajo ftesën e Besit për të qenë pjesë e filmit të tij dhe se nuk do të bashkëpunonte kurrë me të.

“Bes Kallaku më kërkoi që të isha në rol kryesor tek filmi i tij. Unë dhe Besi nuk do të bashkëpunojmë kurrë.”- u shpreh Enca asokohe.

Ky debat i hershëm midis dyshes është rikthyer në vëmendje sërish mbrëmjen e djeshme në “Zemër Luana” ku i pyetur si qëndron sot marrëdhënia e tyre, Bes Kallaku u shpreh se me Encën nuk ka patur asnjë komunikim që prej asaj kohe, ndonëse është i hapur për bashkëpunime me çdo personazh shqiptar dhe madje do e ftonte edhe Encën sërish.

Kujtojmë që Enca ka qenë një prej aktoreve të komedisë së Ermal Mamaqit, “I love Tropoja”, ndërsa Bleona ishte pjesë e “Falco”, film i publikuar pak kohë më parë nga Kallaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco