Si arrinte Harry në kujdesin strikt të Mbretërisë të siguronte lëndë narkotike gjatë adoleshencës?

Si arrinte Harry në kujdesin strikt të Mbretërisë të siguronte lëndë narkotike gjatë adoleshencës?

10:01, 06/01/2023
A+ Aa A-

“Spare”, libri i shkruar nga Princi Harry, i cili do të jetë i disponueshën në SHBA nga 10 janari, që tani ka shokuar me çfarë gjendet në të.

Shumë të vërteta mbi Harry-n apo marrëdhënien e tij me anëtarët e familjes mbretërore pritet të gjenden në përbërjen e tij. Së fundmi në kujtimet e tij tronditëse për “Spare” është zbuluar dëshmia e Dukës së Sussex-it ku pranon se ka qenë përdorues i lëndëve narkotike gjatë adoleshencës së tij.

Kur Harry ishte 17 vjeç, Mbreti Charles III u etiketua nga gazetat britanike në atë kohë si “babai i paaftë” pasi djali i tij kishte rënë pre e drograve.

Në librin e tij, Harry pretendon se droga në atë kohë i sigurohej fillimisht “në shtëpinë e dikujt në fshat”, ku ai shkonte gjatë fundjavave.

“Më ishte ofruar një linjë dhe kisha bërë disa të tjera që atëherë,” shpjegon Harry. “Nuk ishte shumë argëtuese dhe nuk më bëri veçanërisht të lumtur”.

“Por kjo më bëri të ndihem ndryshe, dhe ky ishte qëllimi kryesor”, shtoi ai.

Në autobiografinë e tij të shumëpritur , “Spare” Harry ka zbuluar një sulm fizik nga vëllai i tij, William, tani Princi i Uellsit, pasi marrëdhënia e tyre u shpërbë për shkak të martesës së princit më të ri me aktoren Meghan Markle.

Konfrontimi u përshkallëzua, shkruan Harry, derisa William “më kapi për jake, duke më grisur gjerdanin dhe … më rrëzoi në dysheme”.

Skena për të cilën Harry thotë se rezultoi me dëmtim të dukshëm në kurrizin e tij, është një nga të shumtat në “Spare”, e cila do të publikohet në mbarë botën javën e ardhshme dhe ka të ngjarë të ndezë një zemërim serioz për familjen mbretërore britanike.

“Ai më kapi për jake, më prishi varësen që mbaja në qafë dhe më rrëzoi në dysheme. U përplasa në tasin e qenit, i cili u plas nën shpinë, copat më prenë. U shtriva për një moment i trullosur, pastaj u ngrita në këmbë dhe i thashë të dilte jashtë”, citon “The Guardian” të ketë shkruar Princ Harry.

Kujtimet nuk do të publikohen deri të martën e ardhshme, por “The Guardian” raporton se ka siguruar një kopje të librit “Spare”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco