Luizi këndoi këngën e Butrint Imerit, Kiara: Mos i përmend më këto, pa lidhje

Luizi këndoi këngën e Butrint Imerit, Kiara: Mos i përmend më këto, pa lidhje

09:26, 06/01/2023
A+ Aa A-

Është përfolur me vite të tëra lidhja e këngëtarit Butrint Imeri dhe prezantueses nga Shqipëria, Kiara Tito, derisa kjo e fundit ka qenë edhe pjesë e videoklipit të këngës “Hajt hajt”.

Në një nga pjesëmarrjet televizive të këngëtarit nga Kosova, në emisionin “Zemër Luana” në muajin nëntor, ai ka folur për herë të parë dhe e kishte konfirmuar romancën me moderatoren e njohur.

Kur nga iu kërkua që t’i thoshte arsyet e ndarjes, ai deklaroi: “Nuk ka pasur ndonjë arsye për ndarjen, thjesht ajo ka shkuar në rrugën e vet, unë në timen”.

Dhe derisa bukuroshja ndodhet në shtëpinë e ‘Big Brother VIP 2’, Luiz Ejlli ka filluar t’ia këndojë vargjet e këngës “Ki me lyp” që është bashkëpunim i Butrintit me Blunt&Real.

Reagimi i Kiarës ishte i shpejtë: “Pa lidhje fare. Të lutem shumë mos i përmend më këto. E di vetë ti, s’po e zgjas më shumë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco