Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

Elhaida Dani reagon për herë të parë pas finales së 'DWTS'

Elhaida Dani reagon për herë të parë pas finales së 'DWTS'

12:32, 04/01/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja Elhaida Dani ka reaguar së fundmi pas finales së “Dancing Ëith the Stars”.

Ish-finalistja, e cila shihej si një nga pretendentet për të fituar, ka bërë një postim në rrjetet sociale ku falenderon publikun që e ka mbështetur.

“Faleminderit me zemër publikut! Faleminderit gjithsecilit që e bëri këtë rrugëtim të paharrueshëm!
Ju e dini kush jeni. Dashuri pafund”– shkruan .

Edhe anëtarja e jurisë së “DWTS”, Dalina Buzi, ka folur së fundmi rreth finalistëve të spektaklit të kërcimit. Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, producentja u pyet për humbjen e Ehaida Danit dhe Ardit Çunit, të cilët shiheshin si pretendentët kryesorë për fitoren e “DWTS.”

“Elhaida ka fituar gjithçka, perveç 50,000 eurove dhe një fotoje me kupën. Me atë disiplinë e talent që ka ajo, do ta trefishojë fitoren diku tjetër. Elhaida u fut në një garë televizive në 2023, ku media sociale ka rëndësi. Është garë e fortë, garë e re, garë që ndoshta duket e padrejtë, por është një garë ku nëse firmos të bëhesh pjesë, duhet ta marrësh në konsideratë”- shkruan Dalina Buzi për Elhaidën.

Ndërkohë edhe Ardit Çuni, gjithashtu një nga pretendetët kryesorë për të fituar “Dancing With the Stars”, ka reaguar pas  finales së spektaklit, ku triumfoi blogerja Sara Hoxha. Në një shkrim të gjatë në Instastory Arditi fillimisht ka falenderuar fansat dhe publikun që  e ka mbështetur. Gjithashtu ai ka falenderuar publikisht dy anëtarët e jurisë, Dalina Buzi dhe Armand Peza. Ndërkohë që për dy anëtarët e tjerë, Kledi Kadiu dhe Valbona Selimllari, nuk ka bërë komente konkret.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco