Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

'Të njeh gjithë Shqipëria si je'/ Plas debati mes Efit dhe Kejvinës

'Të njeh gjithë Shqipëria si je'/ Plas debati mes Efit dhe Kejvinës

09:20, 04/01/2023
A+ Aa A-

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Efi është përplasur mbrëmjen e së martës në Big Brother VIP me Kejvinën  për shkak të gjuhës së përdorur brenda shtëpisë nga disa prej banorëve, ç’ka solli që Vëllai i Madh të merrte një vendim duke i dërguar të gjithë banorët të shkojnë këtë javë në nominim.

Pas klipit ku u shfaqën të gjitha momentet ku banorët kanë përdorur fjalë ofenduese ndaj njëri-tjetrit, Efi ndërhyri për të thënë se është ndjerë e ofenduar nga dy banorë : Luizi dhe Kejvina.

“Më vjen turp që jam këtu me një vajzë si Kejvina dhe një djalë si Luizi. Janë disa etiketime shumë të shpifura që ka bërë zoti Luiz, që qeshin disa këtu”, u shpreh fillimisht Efi.

“Unë jam shumë e prekur, më vjen turp që ndodhem këtu me një gocë si Kejvina të paedukatë dhe me një djalë si Luizi.

Jan ca intimidime shumë të shpifura që ka bërë Luizi, kurse Kejvina më tha se jam zero, të njeh e gjithë Shqipëria se si je. Unë nuk e toleroj më. Nuk mund të luaj dikush me mua. Nuk ka më tolerime. Unë nuk e toleroj më , dhe nuk e di se ç’do bëj më nëse kjo femër më drejtohet kështu”, përfundoi ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco