'Ajo të lahet vetë'/ Banorët e BBVK debatojnë për pastërtinë në shtëpi

'Ajo të lahet vetë'/ Banorët e BBVK debatojnë për pastërtinë në shtëpi

11:23, 27/12/2022
A+ Aa A-

Banorët e “Big Brother Vip Kosova” kanë nisur me ankesat ndaj bashlëjetuesëve të tyre në lidhje me pastërtinë në shtëpi. Konkretisht kanë qenë banorët Shota Baraliu, Andi Artani, Ana Kabashi dhe Stresi, ata që kanë nisur një diskutim në lidhje me banorët e tjerë.

Ata ankohen fillimisht për Xhulin, teksa shprehen: “Xhuli të lahet vetë një herë!”

Më tej Ana Kabashi shton: “Xhuli çfarë të prekë në kuzhinë i lë gjërat aty. Kurrë nuk i çon në vend”, ndërsa Shota shton: “Për të fshirë nuk fshin asnjëherë, vetëm dje”.

Biseda ka vijuar me banorët që kërkojnë pastërti në shtëpi, dhe që secili të bëjë punët e veta.

Biseda:

Stresi: Secili të lajë rrobat e veta pikë.

Ana: Edhe unë dua t’i laj rrobat e mia veç.

Stresi: Ka ndryshuar shtëpia nuk është si në fillim, po mbahet pastër.

Ana: O Stres askush nuk po të thotë “ti bëj këtë, ti bëj atë.” Askush s’po ia mohon askujt ato që po bën, por mos u çoni “jo spo e mbani”. Mos na bëj të flas. Secili të pastorjë të vetat.

Kujtojmë se pastërtia ka qenë temë debati shpesh edhe në sezonin e parë të “Big Brother Vip Albania”, ku banorët shpesh përplaseshin për papastërtinë dhe punët e shtëpisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco