Zbulohet gjesti prekës i Mbretëreshës Elizabeth për stërnipërit e saj

Zbulohet gjesti prekës i Mbretëreshës Elizabeth për stërnipërit e saj

12:52, 24/12/2022
A+ Aa A-

Krishtlindjet kanë qenë gjithmonë një kohë e veçantë për Mbretëreshën e ndjerë Elizabeth. Çdo vit ajo festonte Ditën e Krishtlindjeve me familjen e saj, shëtitja festive e familjes në Kishën Sandingham ishte një praktikë e zakonshme.

Mbretëresha e ndjerë ka respektuar edhe një traditë ndaj anëtarëve më të vegjël të familjes së saj, stërnipërve, e cila u zbulua.

 

Ish-butleri Grand Harold, i cili punoi për Mbretin Charles nga viti 2004 deri në 2011, tha për Mirror: “Kam dëgjuar se në Sandringham, Mbretëresha u sigurua që një nga pemët e Krishtlindjeve të lihej e pazbukuruar në mënyrë që fëmijët të mund ta dekoronin vetë. Sigurisht që ishte një proces që u dha atyre gëzim të madh”.

Ajo shtoi: “Është një traditë që ajo filloi dhe fëmijët ishin kaq të lumtur që mundën ta dekoronin vetë pemën!” .

Në të njëjtën intervistë, Harold zbuloi atë që gjaku blu nuk e përdor kurrë në dekorimet e Krishtlindjeve. “Të gjithë përdorin teminat gjatë pushimeve, por në një shtëpi me gjak blu, do të shihni më shumë gjelbërim, drita, lloj-lloj dekorimesh, por rrallë do të shihni teminat”, tha ish-butleri mbretëror.

Këto do të jenë Krishtlindjet e para pa Mbretëreshën Elizabeth. Mbreti Charles ka konfirmuar se do ta kalojë ditën me pjesën tjetër të familjes së tij në pasurinë Sandringham. Aty do të jenë Princi dhe Princesha e Uellsit dhe tre fëmijët e tyre, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco