Lini të qarat, Lana Del Rey jep shembullin perfekt si të trajtoni ish-in

Lini të qarat, Lana Del Rey jep shembullin perfekt si të trajtoni ish-in

13:23, 23/12/2022
A+ Aa A-

Ne të gjithë kemi mënyrat tona për t’u përballë me ndarjet dhe ish-at, por mënyra më e fundit e Lana Del Rey nuk është asgjë më pak se ikonike.

Kur shpalli datën e publikimit të albumit të saj të nëntë, “Did You Know That There’s A Tunnel Under Ocean Blvd”, këngëtarja zbuloi se plani i saj promovues për projektin e saj të fundit është minimal dhe mjaft specifik.

Albumi do të promovohet përmes një billbord-i, i vendosur në qytetin e lindjes së ish-të dashurit të saj Sean, Tulsa, në Oklahoma, SHBA.

Në llogarinë e saj private në Instagram (@honeymoon), ajo postoi një selfie me billbordin – që tregon kopertinën e albumit – me mbishkrimin “Ka vetëm një dhe është në Tulsa”.

Image

Natyrisht, komentet u ndezën me pyetje, duke përfshirë pse ajo do të zgjidhte të promovonte albumin e saj të ri vetëm në qytetin e lindjes së ish-të dashurit të saj? Këngëtarja iu përgjigj duke u shprehur: “Është Personale.”

Lana dhe Sean i cili është një aktor dhe polic amerikan thuhet se kishin lidhje nga shtatori 2019 deri në mars 2020.

Fansat kanë vënë re gjithashtu se këngëtarja publikoi këngën “Did You Know That There’s A Tunnel Under Ocean Blvd” në fillim të këtij muaji më 7 dhjetor, që është ditëlindja e Sean.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco