Finalja e Festivalit të Këngës, Arbana Osmani zgjedh veshjen luksoze

Finalja e Festivalit të Këngës, Arbana Osmani zgjedh veshjen luksoze

10:24, 23/12/2022
A+ Aa A-

Ka mbaruar mbrëmjen e djeshme edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në RTSH.

Image

Arbana Osmani moderoi e vetme këtë spektakël, duke rrëmbyer komente pozitive për prezantimin, por jo vetëm.

Edhe në daljet e saj skenike, moderatorja është pëlqyer me veshje që ka zgjedhur. Duhet thënë që zgjedhjet e saj kanë qenë koleksionet e fundit të disa prej shtëpive të modës më të famshme në botë.

Image

E kulmi i përzgjedhjeve të saj do të ishte padyshim finalja. Një fustan i zi, bust, klasik i Valentino ishte zgjedhja e Arbanës për finalen e Festivalit. E duket se kjo zgjedhje ka kushtuar plot 18 mijë euro. Një çmim i kripur, por i denjë për një natë gala të tillë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco