KAFE SHQETO/ Trondit komediani i ri: Festivalet janë për brezin e vjetër, Arbana dhe juria si BBV

KAFE SHQETO/ Trondit komediani i ri: Festivalet janë për brezin e vjetër, Arbana dhe juria si BBV

14:53, 22/12/2022
A+ Aa A-

Ky edicionin i 61 i Festivalit të Këngës, ku prezantimi ju besua moderatores së njohur Arbana Osmani, ka hasur polemika të ndryshme sa i përket artistëve apo këngëve pjesmarrese.

Komediani i njohur Ulajdi, i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ ka rrëfyer se ky edicion i dukej i njëjtë me prezantimin e BBV dhe se festivalet janë për brezin e vjetër.

“Mendova që të jem më afër brezit të vjetër dhe po pashë ‘Festivalin e Këngës’ që të kuptoja se çfarë ata shihnin, pasi kush tjetër e shef atë?! Më bëri përshtypje që ishte Arbana e BBV që e prezantonte dhe thashë me vete se do të fusin Zhani Cikon te dhoma e rrëfimit do të ishte shumë interesante. Kur fliste te kamera dukej sikur do të nxirrte dikë nga shtëpia, isha frikë pasi më dukej sikur kjo do të ndodhte. Unë doja të votoja për Sabianin, por më thanë e nuk ishte fare pjesë dhe thashë: “ja përse emigrojnë njerëzit”-tregoi ai.

Klea Sula/ syri.net

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco