Rita Ora nxjerr në shitje një nga shtëpitë e saj luksoze në Londër( Foto)

Rita Ora nxjerr në shitje një nga shtëpitë e saj luksoze në Londër( Foto)

13:31, 22/12/2022
A+ Aa A-

Rita Ora ka nxjerrë në shitje një nga shtëpitë e saj në Londër për 3.3 milionë paund.

Image

Këngëtarja e hitit ‘Hot Right Now’, ka treguar pamjet e apartamentit luksoz të Londrës Perëndimore.

Me tre dhoma gjumi, dy tualete dhe dy sallone, apartamenti është i ndarë në dy kate.

Sipas agjensisë së shitjës, shtëpia përshkruhet si një “apartament dupleks vërtet të jashtëzakonshëm” i cili përmban “një tarracë çati me pamje nga jugperëndimi”.

Image

Dekori është “bashkëkohor” dhe siç tregojnë pamjet, apartamenti ka një hyrje madhështore me shkallë që të çojnë drejt dy dyerve të zeza. Një nga dhomat e pritjes përmban një divan në formë L dhe oxhak me tipare mahnitëse, ndërsa zona e kuzhinës dhe e ngrënies është e hapur.

Muret janë të bardha për të mbajtur një atmosferë moderne, minimaliste, ndërsa ka dysheme druri në të gjithë, të mbuluara nga qilima gjigantë komod për të shtuar pak ngrohtësi.

Njëra nga dhomat e gjumit është e përqendruar rreth një shtrati të madh, i kompletuar me jastëkë të shpërndarë, ndërsa një pasqyrë në mur mbi krevat i jep dhomës një ndjesi edhe më të gjerë.

Muret në dhomën e gjumit janë lyer me një ngjyrë nudi për një atmosferë komode. Ndërkohë dhoma kryesore e gjumit ka një stil më madhështor, me perde të veshura dhe një shtrat më të zbukuruar.

Banjo ofron një kabinë dushi të veçantë. Tarraca e çatisë është një oaz qetësie lart mbi rrugët e Londrës.

Prona është ndërtuar në vitin 1882 në Primrose Hill. Rita e bleu shtëpinë për 7.5 milionë paund në 2021.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco