Lajmi i fundit

ODEON/ Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor, Oltsen Gripshi zbulon detajet: 13 shtete për...

‘I’a zinte frymën dhe shoqeve të veta’/ Rikthen në vëmendje romancën me Jasmin Kadriun, ish-konkurrenti i “Për’puthen’ zbulon detaje rreth ndarjes

‘I’a zinte frymën dhe shoqeve të veta’/ Rikthen në vëmendje romancën me Jasmin Kadriun, ish-konkurrenti i “Për’puthen’ zbulon detaje rreth ndarjes

14:32, 18/12/2022
A+ Aa A-

Dy ish- konkurrentët e sezonit të dytë të “Për’puthen” Andi Artani dhe Jasmin Kadriu ishin një ndër çiftet më të përfolur të programit të dashurisë.

Dyshja u deklaruan për njëri-tjetrin në program por pas daljes ata vendosën të mos e vazhdonin më lidhjen pasi mes tyre pati disa ulje- ngritje.

Tashmë Andi ka tërhequr vëmendjen me pjesëmarrjen e tij në “Big Brother Vip Kosova”.

Ish-konkurrenti ka rikthyer në vëmendje romancën e tij me Jasminën ku zbuloi dhe disa detaje të pathëna gjatë një bisede me banorët e tjerë.

“Me këtë çikën kemi dalë rreth gjashtë takime, unë u pata deklaru për të më pas… Jam shumë njeri paqësor, i kuptushëm, am po të vi tani ty e po të shaj kështu, s’po them që ma ka bo mu, mu ma ka bo në fomra të tjera. Ajo edhe në shoqni ia zinte frymën shoqeve të veta, le mo mu që më ka parë në mënyrë tjetër”,-tha ai.

Më tej Andi theksoi se askush nuk mund ta detyrojë të dojë dikë.

“Mu s’mundesh me zor me më shti me të dashtë. Shëndeti yt mendor është ma i rëndësishëm se gjanat e tjera, s’mundem me zor edhe pikë”.

Kujtojmë se gjërat mes çiftit morën fund fill pasi Andi u shfaq në videoklipin e këngëtares nga Kosova Diona Fona. Ndonëse Andi ka thënë se mes tyre nuk ka patur asgjë më shumë se shoqëria akuzat indirekte nga Jasmina nuk kanë munguar.

E ftuar disa kohë më parë në ‘Pardon My French’ Diona foli për herë të parë rreth kësaj çështje dhe zbuloi të vërtetën lidhur me marrëdhënien e saj me ish- konkurrentin e ‘Për’Puthen’.

“Nuk është ashtu si duket. Krijuam miqësi të mirë me Andin. Nuk jam marrë shumë me lajmet, nuk merrem me thashetheme, me skandale. Është shumë e lehtë të gjykosh vetëm prej karriges duke parë, po nuk është ashtu si duket.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco