Është dalluar gjithmonë për punët e saj humanitare, Angelina Jolie merr vendimin e papritur

Është dalluar gjithmonë për punët e saj humanitare, Angelina Jolie merr vendimin e papritur

16:29, 17/12/2022
A+ Aa A-

Angelina Jolie është dalluar gjithmonë për kauzat e saj të bamirësisë apo edhe për pjesëmarrjen në organizata të ndryshme që ndihmojnë njerëzit më në nevojë.

Mirëpo së fundmi vetë aktorja ka njoftuar se është dorëhequr si ambasadore e agjencisë së OKB-së për refugjatët UNHCR pas më shumë se 20 vitesh.

“Unë besoj në shumë gjëra që bën OKB-ja, veçanërisht jetët që shpëton përmes ndihmës emergjente.

Unë do të punoj tani me organizata të udhëhequra nga njerëz të prekur më drejtpërdrejt nga konflikti, që u japin zërin më të madh.

Pas mbi 20 vitesh, sot po largohem nga puna ime me agjencinë e OKB-së për refugjatët. Refugjatët janë njerëzit që i admiroj më shumë në botë dhe jam i përkushtuar të punoj me ta për pjesën tjetër të jetës sime”- u shpreh Angelina.

Nga ana tjetër më herët teksa ka folur për problemet me shëndetin mendor ylli i “Eternals” tha për “The Times”:

“Kam pasur një jetë shumë të bekuar, por kam pasur sfidat e mia. Kam pasur PTSD (çrregullim të stresit post-traumatik)”.

”Ju shpesh ndjeni atë ndjenjën e të qenit i thyer dhe të pyesni veten se çfarë jeni në gjendje të bëni dhe duke u shqetësuar se nuk jeni në gjendje të jeni mjaftueshëm për të mbrojtur dhe për t’u kujdesur për ata që doni”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco