Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Cher njofton vdekjen e nënës së saj, Georgia Holt në moshën 96-vjeçare

Cher njofton vdekjen e nënës së saj, Georgia Holt në moshën 96-vjeçare

21:23, 11/12/2022
A+ Aa A-

Cher u shfaq në rrjetet sociale këtë fundjavë për të njoftuar se nëna e saj, Georgia Holt, ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare.

Holt ishte një këngëtare, modele dhe aktore e njohur, e cila u shfaq në ‘sitcom’-in e njohur “I Love Lucy”.

Në shtator, Cher konfirmoi se nëna e saj ishte dërguar në spital me pneumoni, duke theksuar gjithashtu se vuante nga probleme të tjera shëndetësore.

“Mami ka qenë e sëmurë vazhdimisht. Ajo sapo doli nga spitali. Ajo kishte pneumoni. Ajo po përmirësohet”, kishte shkruar ajo.

Megjithatë, Cher njoftoi të dielën përmes Twitter se nëna e saj ndërroi jetë.

“Mami ka vdekur”, ka shkruar ajo në një postim në Twitter të shoqëruar nga një ‘emoji’.

Fansa të shumtë i janë përgjigjur Cherit në pjesën e komenteve për t’i treguar mbështetjen e tyre dhe kanë bërë homazhe edhe për Holt. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco