A bëhet xheloz Genari? Cindy Marina flet për takimet me të famshmit: Nga Giorgio Chiellini te Denzel Washington dhe Kendall Jenner

A bëhet xheloz Genari? Cindy Marina flet për takimet me të famshmit: Nga Giorgio Chiellini te Denzel Washington dhe Kendall Jenner

11:35, 07/12/2022
A+ Aa A-

Gazetarja sportive dhe modelja Cindy Marina, ka zbuluar së fundmi takimet dhe intervistat që ka pasur me disa nga personazhet me famë botërore.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi ajo zbuloi se ka intervistuar disa nga futbollistët më të njohur. Mes tyre është edhe futbollisti i njohur argjentinas Lautaro Martinez.

“Ai ishte më i shkurtër se unë. Ishte shumë i sjellshëm, siç thashë shumë i shkurtër, është një nga më të mirët”– tregoi Cindy.

Një tjetër intervistë që Cindy ka realizuar është me futbollistin Italian Giorgi Chiellini.

“E kam shijuar shumë, ishte shumë i natyrshëm shumë i sjellshëm, ishte mësuar me intervistat”– tha ajo.

Por a bëhet xheloz partneri i saj Genar Topalli për intervistat që ajo realizon me disa nga futbollistët më të njohur në botë? Përgjigjen e dha vetë Cindy e cila tha: “Genari nuk bëhet xheloz, nuk ma shpreh. Unë jam shumë profesionale”

Ajo iu rikthye sërish takimi të saj të shumëkomentuar me supermodelen Kendall Jenner, për të cilën tha se ishte zhgënjyer nga sjellja e saj.

“Tregova një histori, nuk thashë që ishte bërë xheloze. Shkova në një ndeshje basketbolli me shoqen time, dhe po lunate në atë kohë i dashuri i Kendall. Pas ndeshjes ai erdhi të na takonte sepse e njihte babain e shoqes time dhe ishte dhe Kendall, erdhi edhe ajo, por ajo nuk na foli me shumë dashuri. Mu duk pak e çuditshme sepse kur e shikon një person në rrjetet sociale gjithmonë ke një ide se si mund të jetë dhe kur e takon zhgënjehesh”- tregoi Cindy.

Një tjetër personazh i njohur me të cilin Cindy tha se është takuar është edhe aktori Denzel Washington:

“Kam takuar Denzel Washington. Ishim në një restorant kinez, qëlloi që ishte dhe ai dhe u takuam dhe bëmë një foto. Ishte shumë i sjellshëm”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco