Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Më parë kamariere, sot sozi e Kate Middleton, historia e 35-vjeçares nga Anglia

Më parë kamariere, sot sozi e Kate Middleton, historia e 35-vjeçares nga Anglia

15:03, 30/11/2022
A+ Aa A-

Heidi Agan punonte si kamariere kur të gjithë nisën t’i vinin në pah ngjashmërinë me Kate Middleton.

35-vjeçarja pati një kthesë të fuqishme në jetën e saj pasi Middleton u fejua zyrtarisht me Princin William në vitin 2010.

“Klientët që vinin në lokal filluan të më kërkonin vazhdimisht foto dhe donin që shërbimin t’ua bëja vetëm unë. Kuptova se mund të fitoja diçka si sozi e Kate,” - tha Agan për “The Sun”.

“Më parë punoja si kameriere. Tani punoj si sozi e dukeshës Kate dhe fitoj 9 mijë sterlina në javë,” - shtoi ajo.

Heidi është një nënë beqare dhe ka dy fëmijë, 13 dhe 6 vjeç. Por nuk është e vetmja sozi e Dukeshës. Thuhet se tipare të ngjashme me Kate kanë rreth 180 gra të tjera në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco