Vdes fituesja e çmimeve “Oscar” dhe “Grammy”, artistja Irene Cara

Vdes fituesja e çmimeve “Oscar” dhe “Grammy”, artistja Irene Cara

18:11, 26/11/2022
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare këngëtarja e famshme dhe aktorja e filmit “Flashdance”, Irene Cara.

Këngëtarja dhe aktorja amerikane ishte më e njohur për rolin e saj në filmin “Fame” të vitit 1980, si dhe bashkë-kompozimin dhe këndimin e hitit të madh “Flashdance… What a Feeling”, për të cilin fitoi një çmim “Oscar” dhe një “Grammy”.

Më vonë ajo luajti në filma me emra të njohur si Clint Eastwood dhe Tatum O’Neal, shkruan BBC.

Publicisti i Caras, i cili njoftoi vdekjen e saj, tha se ajo vdiq në shtëpinë e saj në Florida, por shkaku është “aktualisht i panjohur”.

E lindur në vitin 1959 në Bronx të New York Cityt, Cara ishte më e vogla nga pesë fëmijët dhe filloi karrierën e saj në televizion në gjuhën spanjolle. Babai i saj ishte portorikan dhe nëna e saj, kubano-amerikane.

Pasi ishte marrë me muzikë si fëmijë, si në spanjisht ashtu edhe në anglisht, ajo vazhdoi të shfaqej në një numër shfaqjesh muzikore në Broadway.

Por ishte viti 1980 kur Cara fitoi famë duke marrë rolin e Coco Hernandez – dhe këndoi kolonën zanore të filmit “Fame”.

Performanca e saj i dha asaj një nominim për çmimin ‘Aktorja më e mirë’ në Golden Globe Awards të vitit 1981.

Cara më vonë kompozoi dhe interpretoi kolonën zanore të filmit “Flashdance”, të titulluar “Flashdance… What A Feeling”, dhe fitoi një çmim “Grammy” në kategorinë ‘Performonca më e mirë vokale e zhanrit pop’ si dhe çmimin “Oscar” për kategorinë “Kolona më e mirë zanore”.

“Flashdance” vazhdoi të bëhej filmi i tretë me fitimet më të larta të vitit 1983. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco