A do të jetë dedikim kënga e re e Semit që do të publikohet së shpejti?

A do të jetë dedikim kënga e re e Semit që do të publikohet së shpejti?

12:52, 21/11/2022
A+ Aa A-

Semi Jaupaj është një këngëtare mjaft e dashur për publikun. Fama e saj u rrit cdo ditë e më shumë që pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”.

Mirëpo, së fundmi, Semi ka publikuar një “Ask me a question” ku pyet ndjekësit e saj se cfarë duan të dinë për këngën e saj të re që pritet të publikohet shumë shpejt.

Dikush e ka pyetur Semin nëse kënga e saj ka lidhje me jetën e saj private. Por ja si është përgjigjur këngëtarja:

“Çdo këngë e imja ka një të vërtetë aty. Në mos tani e freskët, një histori e përjetuar më parë”, ka shkruar Semi.

Image

Semi Jaupaj ka qenë e ftuar më herët në “Goca dhe Gra” ku ka folur për jetën e saj private dhe atë profesionale. Jo vetëm kaq por ajo u ndal edhe te marrëdhënia që ka me ish-partnerin e saj, Bojken Lako.

Këngëtarja shtoi se ajo gëzon një respekt të madh për Bojkenin dhe se e ka shumë xhan. Jo vetëm kaq por ajo tha se Bojken është i bukur si njeri.

Së fundmi, ajo shtoi se ka mirënjohje për ish-partnerin e saj por që nuk shpenzojnë kohë së bashku, pra që të frekuentohen apo të dalin për dreka e darka.

“Unë shokët e mi i kam shumë të afërt, shpenzoj shumë kohë me ta, flas shumë, Bojken nuk mund ta quaj shok të këtij niveli. Kam shumë respekt, e kam shumë xhan dhe më duket njeri shumë i bukur, pra i bukur si njeri. Për dreka darka jo. Nëse do me lidhte puna patjetër, nëse do e shihja do i flisja, nëse do kishte ditëlindjen do e uroja”- theksoi Semi ndër të tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco