Pique dhe Clara Chia Marti fotografohen pas një darke në Spanjë, çifti bëhet i pandashëm

Pique dhe Clara Chia Marti fotografohen pas një darke në Spanjë, çifti bëhet i pandashëm

15:03, 19/11/2022
A+ Aa A-

Gerard Pique dhe e dashura e tij e re Clara Chia Marti janë fotografuar pas darkës në Spanjë.

Çifti i famshëm tashmë është bërë i pandashëm. Marti, së fundmi e ka përkrahur në ndeshjen kundër Almerias, pas së cilës ai i ka dhënë lamtumirën e fundit karrierës së tij futbollistike.

Ndërsa largohej nga fusha, Pique përshëndeti me dorë çdo tribunë ndërsa tifozët brohorisnin emrin e tij dhe në qendër të fushës shkruhej "Sempre" (përgjithmonë).

Gerard dhe Cara janë në një lidhje prej disa muajsh. Ajo është duke studiuar për marrëdhënie me publikun, dhe ata u takuan ndërsa ajo ishte duke punuar në një projekt për kompaninë e tij Kosmos.

Image

Gerard dhe ish e dashura e tij Shakira arritën një marrëveshje për kujdestarinë e djemve të tyre Milan (9) dhe Sasha (7) pak ditë më parë. Këngëtarja së shpejti do të zhvendoset në Majami dhe atje do të rrisë fëmijët e tyre.

“Qëllimi ynë i vetëm është t'u ofrojmë fëmijëve tanë sigurinë dhe mbrojtjen më të madhe dhe shpresën që ata të mund të vazhdojnë jetën e tyre në një mjedis të sigurt dhe paqësor.  Ne vlerësojmë që privatësia e tyre do të respektohet”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco