Këngëtari ishte në mes të interpretimit të këngës “Taste”, kur vërejti se diçka nuk ishte në rregull në turmë. Sipas të pranishmëve, një fanse nuk po arrinte të gjente motrën e saj mes dhjetëra mijëra spektatorëve që kishin mbushur stadiumin për turneun “Together, Together” në Londër.
Në atë moment, Harry Styles ndaloi së kënduari dhe iu drejtua fanses për të kuptuar situatën.
“Nuk po e gjen dot motrën?”, u dëgjua të thoshte ai, ndërsa sinjalizonte edhe ekipin e sigurisë për të ndërhyrë menjëherë.
“Më dukesh shumë e shqetësuar”, shtoi këngëtari, duke u përpjekur ta qetësonte fansen.
Më pas, ai komunikoi me stafin e sigurisë duke pyetur: “Jeni mirë? A e keni gjetur? Është aty? Është aty. Jemi në rregull”, përpara se të rifillonte koncertin.
Pamjet e këtij momenti u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u bënë virale, ndërsa në disa komente u konfirmua se motrat më në fund u ribashkuan pas incidentit.
@eurosumm3r he’s so sweet 🥹 #TogetherTogether #HarryStyles #Wembley ♬ original sound - eurosumm3r
© SYRI.net