Pasi detyroi stafin të punonte me orë të zgjatura, Elon Musk mbyll përkohësisht zyrat e Twitter

Pasi detyroi stafin të punonte me orë të zgjatura, Elon Musk mbyll përkohësisht zyrat e Twitter

10:39, 18/11/2022
A+ Aa A-

Twitter u ka thënë punonjësve se zyrat e kompanisë do të mbyllen përkohësisht dhe ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Image

Lajmi vjen mes raportimeve se një numër i madh i stafit po largoheshin pasi pronari i ri Elon Musk u bëri thirrje atyre që të punonin me “orë të gjata me intensitet të lartë” ose të largoheshin. Mesazhi i dërguar ishte: “Ju lutemi të pajtohuni me politikën e kompanisë duke u përmbajtur nga diskutimi i informacionit konfidencial të kompanisë në mediat sociale, me shtypin ose diku tjetër.”

Image

Këtë javë, Musk i tha stafit të Twitter se ata duhej të angazhoheshin për të punuar me orë të gjata ose të largoheshin nga kompania. Në një email drejtuar stafit, pronari i ri i firmës tha se punëtorët duhet të pajtohen me zotimin nëse duan të qëndrojnë, raportoi Washington Post.

Nëse nuk regjistroheni deri të enjten më 17 nëntor, do t’u jepet pagesa e tre muajve, tha Musk. Në fillim të këtij muaji kompania tha se po shkurtonte rreth 50% të fuqisë së saj punëtore.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco