Po përflitet për një lidhje me Pete Davidson, reagon për herë të parë EmRata

Po përflitet për një lidhje me Pete Davidson, reagon për herë të parë EmRata

09:04, 16/11/2022
A+ Aa A-

Emily Ratajkowski duket se po i dërgon një sinjal fansave për romancën e saj të përfolur me Pete Davidson.

Modelja, pëlqeu së funsmi një postim viral në Twitter nga Dionne Warwick, në të cilin ikona muzikore bënte shaka duke thënë se do të ishte partnerja e rradhës e aktorit.

“Do të takohem me Pete Davidson,” shkroi këngëtarja e hitit “Walk On By” të hënën, një ditë përpara ditëlindjes së 29-të të Davidson.

Warwick e publikoi shkrimin në Twitter, menjëherë pasi u publikua lajmi se Ratajkowski po takohej me alumin e “Saturday Night Live”.

“Pete dhe Emily flasin me njëri-tjetrin prej disa muajsh tashmë ,” tha një burim për Us Weekly të hënën, duke shtuar se:  “Ata janë në fillimet e tyre, por të dy e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin”.

"Pete e bën Emily-n të qeshë dhe atij i pëlqen sa inteligjente është ajo”, vazhdoi burimi.

Çifti fillimisht ndezi thashethemet për romancë pasi u panë “të kapur prej duarsh” në një takim në Brooklyn të shtunën mbrëma, sipas një informacioni anonim në Instagramin @DeuxMoi.

Burimi pohoi gjithashtu se të dy janë takuar përmes miqve të përbashkët që i kanë krijuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco