KAFE SHQETO/ Binjakët që synojnë ‘Lojërat Olimpike’ në Paris rrëfejnë emocionet e garës: Kemi thuajse 23 vite...

KAFE SHQETO/ Binjakët që synojnë ‘Lojërat Olimpike’ në Paris rrëfejnë emocionet e garës: Kemi thuajse 23 vite...

10:40, 10/11/2022
A+ Aa A-

‘Breakdance’ është një stil atletik i kërcimit në rrugë me origjinë nga komunitetet afrikano-amerikane dhe porto-rikane në Shtetet e Bashkuara, zhvilluar fillimisht gjatë viteve 1970/1980.

Image

Me kalimin e viteve ky lloj kërcimi filloi të pëlqehet shumë nga adoleshentët duke bërë të mundur përhapjen e tij edhe në vendet evropiane, madje edhe në vendin tonë.

Hapat nisën me praktikimin e disa kurseve apo shkollave të ofruara nga profesionistë për grupmoshat e ndryshme.

Image

Të ftuar ditën e sotme në pjesën e fundit të “Kafe Shqeto” ishin binjakët Adi dhe Ardi Koçaj që synojnë Lojërat Olimpike në Paris gjatë vitit 2024. Të përfaqësuar në ‘Kampionatin Europian në Mançester ata synojnë pse jo, edhe fitoren.

Image

“Kemi që nga viti 2000 pra thuajse 23 vite që kërcejmë duke u marrë me këtë lloj rryme dhe kështu vendosëm të bëheshim pesë e ‘Lojërave Olimpike’ . Ne jetojmë jashtë vendit, në Athinë por në Paris do ta përfaqësojmë Shqipërinë, pra vendin tonë. Na pëlqen që ta zhvillojmë këtë disiplinë pasi është diçka e re dhe mjaft e bukur. Kur ishim të vegjël ushtroheshim  5-6 orë, por tani 1 orë në ditë është e mjaftueshme pasi siç e thamë kemi kohë që merremi më këtë lloj kërcimi.

Mes 400 konkuruesve, binjakët Koçaj janë zgjedhur si fitues duke bërë të mundur kështu kalimin definitiv në ‘Lojërat Olimpike’. Por sa e vështirë ka qenë kjo dhe cilët janë kriteret që i ndihmuan në këtë hap të rëndësishëm të karrierës së tyre?

“Ne kishim 3 kritere të rëndësishme, kreativitet, origjinalitet dhe muzikalitet dhe kjo na ka ndihmuar disi. Gjatë garës ne kemi njohur edhe njerëz të rinj të cilët do të na mbështesin. Federata Sportive po na siguron pjesën e transportit dhe së shpejti do të hapet edhe një klub për këtë lloj rryme në mënyrë që ta zhvillojmë atë sa më shumë. Këtu na pëlqen shuam muzika madje artistët shqiptarë janë edhe më të mirët që Europa ka, dhe bashkëpunimi i parë që kemi patur ka qenë me këngëtaren e njohur Kejsi Tola”-janë shprehur ata.

/Klea Sula/ Syri.net

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco