'MTV Awards' pushtohet' nga artistet shqiptare, ja disa prej tyre

'MTV Awards' pushtohet' nga artistet shqiptare, ja disa prej tyre

09:29, 10/11/2022
A+ Aa A-

Të dielën do të mbahet mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve të muzikës, “MTV Europe Music Awards 2022”. Në këtë mbrëmje çmimesh pritet të bëjnë histori shqiptarët, pasi që nga prezantuesja, performuesit e deri te të nominuarit – janë artistë me prejardhje shqiptare.

Rita Ora me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, do të jenë prezantues të eventit ndërsa dy artistet e tjera shqiptare, Bebe Rexha dhe Ava Max, do të performojnë hitet e tyre më të fundit.

Bebe dhe Ava janë nominuar gjithashtu edhe për çmimin “bashkëpunimi më i mirë”. Në garën për të marrë këtë çmim iu është bashkuar edhe ylli tjetër shqiptar me famë botërore, Dua Lipa. Bebe Rexha është nominuar për bashkëpunimin e saj me David Guettan, “I’m good (Blue)”.

Sa i përket Ava-s, ajo është nominuar për bashkëpunimin me DJ Tiësto, “The Motto” ndërsa Dua Lipa për bashkëpunimin “Sweetest Pie” me Megan The Stallion. Kjo është hera e parë që tre shqiptare garojnë për të njëjtin çmim. Të nominuar për këtë çmim janë edhe shumë artistë të tjerë me famë botërore.

Image

Në një intervistë që dha pak kohë më parë, Ava Max foli për artistet e tjera shqipare që kanë korrur sukses në trgun ndërkombëtar:

“Ato janë të gjitha kaq të talentuara por unë mund të flas vetëm për veten time. Duke parë prindërit e mi duke luftuar më bëri të mendoj, “si e bënë prindërit e mi?” Nuk kam marrë kurrë jo për një përgjigje. Kjo është e vetmja zgjedhje. Nuk kisha një plan B”– tha Ava Max.

Kujtojmë se raporti i Rita Orës me Dua Lipën është përfulur gjatë në mediat botërore. Fillimisht ishte një intervistë e këngëtares Bebe Rexha që nxiti dyshimet që raportet mes Duas dhe Ritës nuk janë të mira. Bebe tha se do të dëshironte shumë që të bënte një bashkëpunim me koleget e saj me famë botërore, por ky bashkëpunim nuk ishte realizuar për shkak të dy këngëtareve. Deri më tani ajo që aludohet si shkaku i zënkës është mungesa e mbështetjes nga Rita për Duan kur ajo ishte në fillim të karrierës.  Si duket Dua nuk ka mundur ta falë.

Gjatë një konference për shtyp para koncertit Rita Ora u pyet nëse do të ketë në të ardhmen një bashkëpunim mes saj dhe artisteve të tjera me sukses ndërkombëtar, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max.

Ajo i është përgjigjur pyetjes të gazetarëve duke e treguar hapur problemin që ka me Duan. Rita tha se “gjërat bëhen në kohën” e duhur, duke shtuar se kur të vijë koha e duhur ajo është “gati.”

“E kuptova këtë. Kur unë fillova në 2011 në 2012 u ndjeva se kisha shumë më shumë presion për ta futur vendin tim në hartën globale dhe mendova që jam e vetmja në atë kohë. Tani jam e çliruar që kam shumë më shumë nga vendi im në fushën time por edhe në fushat e tjera. Ne kemi shumë talent si ato që përmende, dhe do të ishte një ëndërr për mua që një ditë që të bëhemi të gjitha bashkë, në kohën e duhur. Të gjitha ka axhendën e ngjeshur, po në kohën e duhur, por mua mund të më llogarisni (po)”, tha Rita.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco