U pajtuan para gjithë shqiptarëve, si është marrëdhënia e Mikelës dhe Erionit sot?

U pajtuan para gjithë shqiptarëve, si është marrëdhënia e Mikelës dhe Erionit sot?

12:42, 09/11/2022
A+ Aa A-

Një e përbashkët e çifteve që kanë dalë nga programi i dashurisë “Për’puthen” ndër vite është se jashtë emisionit nuk zgjasin “asnjë javë”.

Pothuajse të gjithë pasi dalin nga emisioni ndahen, duke na lënë të kuptojmë se gjithçka e bëjnë për famë.

Teksa menduam se Erioni dhe Mikela do ta thyenin “rregullin”, edhe ata pasi dolën nuk zgjatën shumë duke u ndarë.

Mirëpo, disa ditë më parë ish-konkurentët u pajtuan me njëri-tjetrin, aty ku ishin njohur, në Për’puthen.

Ashtu së bashku, fansat e çiftit prisnin t’i shikonin aktiv në rrjetet sociale, me foto e video. Mirëpo nuk ndodhi kështu. Përkrahësit e tyre menduan se dyshja u ndanë sërish.

Së fundmi me anë të një videoje, Pupa ka qetësuar të gjithë fansat duke treguar se ata janë bashkë.

“Jo nuk flasim, jemi zënë, jemi ndarë, jemi vrarë, jemi grirë. Ja ku e keni se më çmendët”, është shprehur Mikela duke treguar se është me Erionin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco