KAFE SHQETO/ Dashnorja dhe e tradhëtuara! Iva Musaj prezanton dy romanet që të ‘shkundin ndërgjegjen’

KAFE SHQETO/ Dashnorja dhe e tradhëtuara! Iva Musaj prezanton dy romanet që të ‘shkundin ndërgjegjen’

11:24, 09/11/2022
A+ Aa A-

“Është fantazi”! Ishte përgjigjja e prerë e autores Iva Musaj për librin e saj me titull “Unë jam dashnorja” që padyshim për lexuesit shqiptarë do të bëjë bujë të madhe.

Për tematikën apo personazhet brenda veprës, mbetet për tu parë...

Sidoqoftë, e ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ ishte vetë Musaj e cila ka rrëfyer disa të pathëna sa i përket dy veprave të saj më të reja në treg, “Unë jam dashnorja” dhe “Unë jam e tradhtuara”. Ndonëse ngjajmë disi paradoksale si dy tituj mjaft të ndryshëm, Iva ka treguar disa nga ngjashmëritë e tyre, si vazhdimësi të njëri-tjetrit.

Image

“Këto dy libra janë të lidhur me njëri-tjetrin pra janë vazhdimësi. ‘Unë jam dashnorja’ ka në qendër një vajzë e cila quhet Elira e cila refuzon që të jetë dashnore, do që të jetë e para dhe e vërteta pasi  ajo nuk e dinte që protagonisti kryesor është i martuar. E gjithë kjo histori është fryt i imagjinatës sime. Unë e kam pak të vështirë vendosjen e emrave, ndaj dhe për titujt jam munduar shumë”-tregoi Musaj.

Pas periudhës së pandemisë, numri i lexuesve të cilët preferonin t’i blinin librat u ul, kjo edhe për shkak të numrit të ulët të interesit publik. Sa ka ndikuar kjo në karrierën e Ivës?

“Numri i shkrimtarëve të rinj është gjithmonë në rritje dhe për këtë më vjen mirë, unë dua të jem e drejtpërdrejtë me lexuesit të cilët i takoj shpesh nëpër qendrat e leximit. Mundohem që të jem në kontakte të vazhdueshëm me to, do të jem edhe e pranishme në ‘Panairin e Librit’.Unë mendoj se një nga faktorët që ka ‘pezulluar’ librin sot është teknologjia, pra telefoni pasi është një rival dhe për ata që duan të lexojnë nëse hapin të lexojnë një libër dhe ju vjen një mesazh ata e hapin sigurisht mesazhin dhe kështu e lënë librin”.

SI të gjithë autorët e tjerë, edhe Iva padyshim në historinë e treguar e ka një personazh të preferuar, për nga natyra e tij apo mënyrës se si shfaqet për lexuesin.

Ja si u shpreh ajo:

“Unë kam vendosur që të mos ‘bëj tifozeri’ për asnjërin nga personazhet e librit por sigurisht që në fund vendos që t’i dua të gjithë personazhet pasi secili prej tyre e ka një pretekst të gjërave që ai bën, e kanë një arsye pse kanë përfunduar në atë rreth",

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco