Drejtori i ‘Acromax’ zbulon se çfarë fshihet pas videove të Flori Mumajesit

Drejtori i ‘Acromax’ zbulon se çfarë fshihet pas videove të Flori Mumajesit

21:43, 08/11/2022
A+ Aa A-

Prej dy ditësh, Flori Mumajesi ka qenë në qendër të mediave rozë, pas disa deklaratash të forta lidhur me fshirjen e videove në You Toube.

Drejtori ekzekutiv i “Acromax”, Aldor Nini, u shpreh se artisti thjesht i ka bërë private videot. “Nga ajo që kemi verifikuar, këngët e Florit nuk janë fshirë, sepse po të ishin fshirë është një proces që nuk të lejon ti kthesh prapë.

Në rastin e Florit, këngët janë kaluar në privat, kemi gjetur linqet në bazë të publikimeve që ka bërë Flori në Twitter, dhe këngët rezultojnë private me qëllim”, tha ai në “Breaking”. Më tej, Nini shtoi se gjithë kjo situtatë edhe pse nuk është përdorur për marketing nga Flori, do t’i sjellë atij rritje të klikimeve.

“Këngët e Florit në momentin kur publikohen gjenerojnë shumicën e klikimeve, por artistë si Flori kanë një vazhdimësi klikimesh. Nuk mendoj se ka të drejtë më atë që thotë që këngët e tij nuk dëgjohen më. Po të shikosh në Spotify ka mjaftueshëm dëgjues mujorë, që dëgjojnë edhe këngët e vjetra të tij. Kjo gjë që ndodhi do të ketë ndikim edhe në javët e ardhshme do të ketë rritje të klikimeve. Nuk mendoj se është marketing nga Flori”, u shpreh CEO i “Acromax”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco