'Dashnia më e madhe'! Leonora Jakupi nuk na kursen aspak anën e saj më emocionale

'Dashnia më e madhe'! Leonora Jakupi nuk na kursen aspak anën e saj më emocionale

18:36, 08/11/2022
A+ Aa A-

Leonora Jakupi është një këngëtare shumë e dashur për publikun shqiptar. Ajo po feston një ditë shumë speciale në familjen e saj.

Këngëtarja ka bërë një urim mjaft të ngrohtë për nënën e saj, ku nuk ka kursyer aspak fjalë të ëmbla për të.

 “Urime ditëlindjen zemra ime mam! Lus Zotin të kesh jetë të gjatë për vete për ne për njerëzit që të duan! Ti dashnia ma e madhe e jetës time e buzëqeshur qofsh gjithmonë’, ka shkruar ajo.

Image

Nga ana tjetër, vijon ende mëria mes Nora Istrefit dhe Leonora Jakupit! E gjithë hatërmbetja nisi pas këngës “Sa t’kom dasht”, që e ka kënduar Nora Istrefi.

Mirëpo, kujtojmë që më herët u tha se kjo këngë ishte përgatitur për Leonora Jakupin por më pas ky projekt iu besua Nora Istrefit.

Vajzat më herët kanë qenë shoqe por prej kohësh nuk flasin me njëra-tjetrën.

Edhe pse ishin që të dyja të ftuara në sfilatën e Valdrin Sahitit së fundmi, këngëtaret bukuroshe nuk u panë në asnjë moment që ta përshëndesnin njëra tjetrën. Madje, burimet thonë se ato e injoruan njëra tjetrën.

Kur Leonora ka qenë e ftuar kohë më parë në programin e Luana Vjollcës “Shiko kush luan”, ajo tha se nuk flet me Nora Istrefin për arsye goxha të forta.

Jo vetëm kaq, por Jakupi citoi edhe se është një person që në fakt nuk mban inate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco