Çfarë po kurdisin prapa krahëve tanë Kim Kardashian dhe Pete Davidson?

Çfarë po kurdisin prapa krahëve tanë Kim Kardashian dhe Pete Davidson?

16:35, 08/11/2022
A+ Aa A-

Pete Davidson është “ende i fiksuar” pas ish të dashurës së tij Kim Kardashian.

Një burim ka pohuar se dyshja, të cilët ishin në një lidhje nga tetori i vitit 2021 deri në gusht të këtij viti, janë ende në kontakt, ku edhe pse komediani është ai që i dërgon mesazhe, ajo sërish refuzon kërkesat e tij për t’u takuar.

“Ajo është në kontakt (me Pete edhe pse) ajo po refuzon të gjitha kërkesat e tij për t’u bashkuar. Ka pasur kontakte madje dhe Kim gjithmonë i dërgon mesazhe dhe fotografi,”-shtoi i njëjti burim.

Kujtojmë që Kim dhe Pete ndezën për herë të parë thashethemet për romancë kur u puthën gjatë një skeçi në debutimin e saj në “SNL” tetorin e kaluar.

Më vonë atë muaj, ata u fotografuan të kapur për dore në fermën Knott’s Berry. Pete konfirmoi zyrtarisht lidhjen e tij me Kim në shkurt 2022, duke e quajtur atë “të dashurën e tij”. Romanca e tyre nuk arriti të mbijetojë për shumë gjatë.

Pas ndarjes themeluesja e “SKIMS”, u shpreh hapur për jetën e saj sentimetale.

“Unë nuk jam duke kërkuar. Unë thjesht dua të qetësohem për një minutë. Mendoj se më duhet pak kohë për veten time dhe për t’u fokusuar, të mbaroj shkollën, e gjithë kjo”- tha fillimish Kim teksa ishte e ftuar në “The Late Late Show”

Sakaq ylli i “The Kardashian” është nënë e 4 fëmijëve të cilët i ka me reperin më të diskutuar të momentit, Kanye West.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco