U kap në krahët e 22-vjeçarit, Wanda Nara bën deklaratën e papritur për Mauro Icardi-n

U kap në krahët e 22-vjeçarit, Wanda Nara bën deklaratën e papritur për Mauro Icardi-n

12:43, 08/11/2022
A+ Aa A-

Wanda Nara dhe Mauro Icardi kanë shkaktuar shumë zhurmë me ndarjen e tyre. Ndonëse në fillim u duk se kishte shpresa për një ribashkim, tanimë këto shpresa janë shuar. Ish-çifti janë ndarë me njëri-tjetrin.

Së fundmi ka qenë Wanda, e cila e ftuar në “Verissimo”, ka treguar arsyet e saj pse u nda nga futbollisti.

“Kemi 5 fëmijë bashkë dhe ai është shumë i pranishëm me djemtë. Unë jam një grua e modës së vjetër dhe kujdesem për familjen, për të cilën kam lënë karrierën dhe punën. Prioriteti im ishte të shoqëroja Mauron në karrierën e tij, por kur nisëm të grindemi, nuk kishte më qetësi në shtëpi dhe mendova për qetësinë e fëmijëve, ndaj thashë ‘mjaft’,”-u shpreh modelja.

Nara ka sqaruar edhe gjitha lajmet mbi tradhtinë e saj të mundshme ne 22-vjeçarin, Elian Ángel Valenzuela i njohur si L-Gante. Dyshja pushtuan mediat pasu u kapën mat duke u puthur në një sallë boëling në Quilmes të Argjentinës.

“Nuk ka asgjë mes nesh, ai është një shok pune. Më thirrën për një sesion fotografik me të për një markë veshjesh sportive”.

Në fund, biondja e mbyll rrëfimin duke thënë disa fjalë për ish-partnerin: “E dua akoma dhe do të jem gjithmonë pranë tij. Tani për tani jetoj në Turqi për hir të fëmijëve”.

“Ne jetojmë në të njëjtën ndërtesë, por në apartamente të ndryshme, kështu që Mauro dhe djemtë mund të takohen kur të duan”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco