Pas tre vitesh të ndarë, Bradley Cooper dhe Irina Shayk konfirmojnë rikthimin e tyre

Pas tre vitesh të ndarë, Bradley Cooper dhe Irina Shayk konfirmojnë rikthimin e tyre

08:58, 08/11/2022
A+ Aa A-

Bradley Cooper dhe Irina Shayk kanë konfirmuar se janë rikthyer së bashku pasi të dy u fotografuan duke bërë një shëtitje nëpër New York City së fundmi.

Aktori, 47 vjeç, dhe supermodelja, 36 vjeç, romanca e tyre nisi në vitin 2015 dhe në 2019 ata njoftuan ndarjen. Çifti janë dhe prindër të një vajze.

Më parë ata i dhanë fund lidhjes së tyre, por duket se kanë vendosur t’i japin njëri-tjetrit edhe një mundësi tjetër.

Çifti kishte shfaqur tashmë shenja se mund të ketë një rikthim, kur dolën me vajzën e tyre Lea në Halloween, ndërsa thashethemet fillimisht filluan të vërtiteshin kur Irina ndau fotot e pushimeve të tyre në Bahamas gjatë verës.

Në gusht u raportua se aktori dhe modelja po mendojnë të kenë më shumë fëmijë. Edhe pse u ndanë në vitin 2019, ata kanë mbetur ruajtur raporte miqësore që atëherë.

Edhe pse Bradley u përfol për një romancë me të besuarën e Hillary Clinton , Huma Abedin , duket se nuk ka pasur asgje.

Për më tepër, Irina u përfol se pati një romancë të shkurtër me Kanye West, që pas ndarjes së tij nga Kim Kardashian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco