Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Gigi Hadid 'i nxjerr kthetrat' Elon Musk, modelja merr vendimin e rëndësishëm

Gigi Hadid 'i nxjerr kthetrat' Elon Musk, modelja merr vendimin e rëndësishëm

14:46, 07/11/2022
A+ Aa A-

Gigi Hadid ka hequr dorë përfundimisht nga platforma “Twitter”. Ky vendim i modeles së njohur vjen pas marrjes së pronësisë së platformës nga miliarderi, Elon Musk.

Gigi reagoi kundër marrjes së “Twitter” nga Musk dhe e quajti atë një “dritare urrejtjeje dhe fanatizmi.” Këtë lajm e bëri me dije vetë Hadid,me anë të një postimi në Instagram.

Image

Krahas një postim të këshilltarit të të drejtave të njeriut Shannon Raj Singh, i cili u pushua nga Twitter, Gigi Hadid shkruan:

“Për një kohë të gjatë, por veçanërisht me udhëheqjen e re të Musk, “Twitter” është bërë gjithnjë e më shumë një vend i urrejtjes dhe fanatizmit dhe nuk është vendi ku dua të jem. Nuk mund të qëndroj, sepse nuk është një vend i sigurt për askënd, as një platformë e rrjeteve sociale që do të bëjë më shumë mirë sesa dëm.”

Sakaq kujtojmë që Gigi Hadid po përflitet prej kohësh për një romancë me Leonardo DiCaprion. Interesimi i Leonardo DiCaprio-s për Gigi Hadid erdhi vetëm disa javë pasi u konfirmua ndarja mes mes aktorit dhe modeles Camila Morrone pas katër vitesh lidhje.

Hadid, nga ana tjetër, më parë pati një marrëdhënie afatgjatë me Zayn Malik . Dyshja u takuan dhe u ndanë pas disa vitesh lidhje në tetor 2021. Dyshja gjithashtu kanë dhe një vajzë 2-vjeçare të quajtur Khai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco