Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Çfarë është Noizy për të? Loredana shuan shumë pikëpyetje në lidhje me jetën private

Çfarë është Noizy për të? Loredana shuan shumë pikëpyetje në lidhje me jetën private

13:36, 07/11/2022
A+ Aa A-

Loredana Zefi është një nga reperet më të përfolura në industrinë tonë muzikore. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, duke qëndruar në kontakt me ndjekësit e saj.

Së fundmi reperja ka bërë një “ask me a question” në Instagram, ku ka dhënë përgjigje “goditëse” për disa tema mjaft të përfolura.

Sigurisht as këtë herë nuk mungoi një pyetje rreth Rigels Rajkut, Noizy-t, me të cilin është përfolur gjatë në rrjet që pas bashkëpunimit të tyre “Heart Attack”.

“Noizy për ty është?”-e pyet një ndjekës/e Loredanën.

Reperja nuk hezitoi të përgjigjej duke u shprehur: “Një shok që nuk mund ta zëvendësojë askush.”

Image

Kurioziteti i përdoruesve të rrjeteve sociale rreth Loredanës, padyshim është i madh.

“Çfarë të mungon më shumë në këtë jetë?”- e ka pyetur një tjetër komentues/e Zefin. Kjo e fundit preku me përgjigjen e saj duke treguar se mungesën më shumë ia ndjen babait të saj, i cili është ndarë nga jeta disa kohë më parë.

Image

“Para apo dashuri?”-pyetjes 1 miliondollarshe nuk i shpëtoi as Lori, e cila sigurisht që e ka një përgjigje për këtë: “Edhe para edhe dashuri,”-u shpreh reperja.

Image

Autorja e hitit “Milion Dollar Smile”, është ngacmuar edhe më tej rreth jetës së saj personale.

“A je lënduar ndonjëherë?”-një tjetër ndjekës/e e pyet Loredanën. “Po”,-përgjigjet shkurt dhe qartë reperja.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco