Pas divorcit të vështirë të partnerit, Eneda Tarifa bën publike historinë e dashurisë me Gent Laskun

Pas divorcit të vështirë të partnerit, Eneda Tarifa bën publike historinë e dashurisë me Gent Laskun

08:54, 07/11/2022
A+ Aa A-

Prej disa ditësh, këngëtarja Eneda Tarifa është kthyer në kryefjalën e mediave rozë.

Gjithçka nisi kur u publikuan disa foto të saj me basketbollistin Gent Lasku, ku shfaqej duke u përqafuar dhe duke pirë verë.

Duket se tashmë këngëtarja ka rigjetur sërish dashurinë katër vite pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, Erjon Zaloshnja, me të cilin ka edhe një vajzë.

Fotot e Endedës ku shfaqej në krahët e basketbollistit Gent Lasku në një lokal duke u përqafuar, bënë xhiron e rrjetit.

Në një moment shihet se sportisti e puth edhe në ballë këngëtaren dhe dyshja duken shumë të lumtur krah njëritjetrin dhe kanë dalë hapur publikisht për herë të parë.

Genti Lasku është një basketbollist profesionist, i cili luan për klubin e Tiranës në Superligën Shqiptare të Basketbollit si dhe Kombëtaren e Shqipërisë.

Teksa të shumtë e njohin për sportist, pak dihej për jetën e tij private. Bëhet me dije se Genti nuk ka shumë kohë që është ndarë nga bashkëshortja e tij, me të cilën ka tre fëmijë.

Duket se ndarja mes tyre nuk ka qenë aspak e lehtë, megjithatë kjo histori tashmë është mbyllur për të nisur një tjetër raport, këtë herë me artisten e njohur. Gjithashtu, në vitin 2021, ai është përfshirë në politikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco