U njohën në konkursin e bukurisë, martohen Miss Argjentina dhe Miss Puerto Rico

U njohën në konkursin e bukurisë, martohen Miss Argjentina dhe Miss Puerto Rico

10:13, 02/11/2022
A+ Aa A-

Miss Argjentina Mariannaj Varela dhe Miss Porto Rico Fabiola Valentin kanë vendosur të zyrtarizojnë lidhjen e tyre.

Çifti u takua në vitin 2020 kur të dyja morën pjesë në konkursin e bukurisë Miss Grand International, por dashurinë e tyre e kanë mbajtur të fshehtë deri më tani.

Megjithatë me një postim në llogarinë personale në Instagram, Mariannaj Varela ka treguar se ata janë çift, duke shtuar se janë martuar.

Më konkretisht Varela ka publikuar një video me momente të ndryshme të lidhjes së tyre.

Në fund të videos janë dhe pamjet nga propozimi.

Në dhomën e ndenjes së shtëpisë së tyre, kudo shihen trëndafila të kuq dhe drita me ngjyra, ndërsa para dritares varej një fjongo me tullumbace, ku shkruhej: "Do të martohesh me mua?"

Në mbishkrimin e postimit të saj Valentin shkruan:

“Pasi vendosëm ta mbajmë të fshehtë lidhjen tonë deri më sot, ne hapëm dyert për të gjithë ju për këtë ditë të veçantë. 28/10/2022”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco