‘Elita Rudi nuk më vlerësoi’, flet stilisti: Të gjithë e dinin raportin tonë, udhëtonim edhe jashtë vendit

‘Elita Rudi nuk më vlerësoi’, flet stilisti: Të gjithë e dinin raportin tonë, udhëtonim edhe jashtë vendit

20:24, 01/11/2022
A+ Aa A-

Rexhep Zylfiu, i njohur me emrin e artit si Mr Rex, është një nga stilistët më të spikatur në Kosovë. Mirëpo, ai nuk është i njohur vetëm për punën që bën, por edhe për miqësinë që ka me shumë personazhe të njohur të showbizit.

Madje, Mr Rex është personi që ka prezantuar Elitën me Gjikon. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai zbuloi se në atë kohë punonte me të dy dhe dyshja takoheshin te lokali i tij.

Mirëpo, sipas stilistit, gjërat ndryshuan dhe Elita nuk ia vlerësoi punën. Madje, dyshja nuk e ftuan as në dasmë.

“Unë isha në një kohë duke punuar edhe me Gjikon, edhe me Elitën. Duke u përkujdesur për veshjet e Elitës në çdo emision që ajo e ka pasur në atë kohë, në Tribuna Channel. Edhe kemi pasur një shoqëri jashtëzakonisht të ngushtë me Elitën, ndërsa me Gjikon ka qenë pak më profesionale bashkëpunimi. Edhe me të dy kam bashkëpunuar në të njëjtën kohë. Më pas kam pasur disa projekte për t’i bërë bashkë me Gjikon dhe Elitën. Mirëpo, nuk e di se çfarë ka ndodhur. Ata janë takuar dmth gjatë gjithë provave. Domethënë janë takuar te lokali im, edhe aty e kanë pasur atë lirinë më të madhe. Mirëpo, unë vazhdoj me i pas raportet shumë të mira edhe me Gjikon. Por më pas nuk e di pse ka vendos."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco