Arjon Muça në një tjetër ekran? Ja ku do ta shohim moderatorin

Arjon Muça në një tjetër ekran? Ja ku do ta shohim moderatorin

14:13, 01/11/2022
A+ Aa A-

Jemi mësuar që moderatorin Arjon Muça ta shohim në programin “Dita e Re”, mirëpo së fundmi raportohet se ai ka hequr dorë nga emisioni. Kryefjala.com shkruan se tashmë moderatori nuk do të jetë më pjesë e “Ora News”.

Por ku do ta shohim Arjonin?

Sërish, burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se Arjoni është parë së fundmi në “Top Channel”, ku thuhet se ka bërë një audicion për “Shqipëria Live”.

Mirëpo, të njëjtat burime theksojnë se audicion ka bërë edhe Alban Musa.

Arjon Muça është padyshim një nga ish-banorët më të pëlqyer në historinë e “Big Brother Albania”.

Ai rrëmbeu vëmendjen e të gjitha vajzave për pamjen e tij të jashtme dhe vazhdon ende të ketë pëlqimin e tyre.

Gjatë një programi, më herët, Arjoni ka treguar për periudhën kur të gjitha ‘çmendeshin’ pas tij dhe se si i ati i tij i largonte.

Ish-banori tha se ai ka pasur pëlqime edhe nga vajzat e famshme, të cilat i shkonin poshtë pallatit.

Roza Lati: Ty të kanë vlerësuar shumë vajza për bukurinë e jashtme. Kanë qenë edhe goca të famshme që të kanë ardhur poshtë pallatit dhe të thërrisnin.

Arjon Muça: Në mëngjes për shembull, në orën 4 vinin me makinë dhe hapnin volumin e muzikës në maksimum dhe dilnin nga makina. Detyrohej babi të shkonte dhe t’i thoshte, të lutem largohu se le nam, nuk del ai. Unë bëja kështu si princesh nuk dilja. Kjo ka ndodhur kur kam qenë i vogël, se një njeri i rritur diskuton, ballafaqohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco