Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid 'kapen mat' për Halloween

Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid 'kapen mat' për Halloween

11:21, 01/11/2022
A+ Aa A-

Ndonëse u përpoqën ta mbajnë të fshehtë, as Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid nuk i shpëtuan syrit të publikut. Dyshja u përfolën në shtator të këtij viti për një romancë dhe që nga ajo kohë kanë qenë kryeqendra e mediave rozë.

Image

Së fundmi çifti i momentit kanë festuar në shoqërinë e njëri-tjetrit festën e Halloween. Ata u panë së bashku në festën masive të Halloween në Circoloco në Brooklyn Navy Yard.

Aktori dhe modelja nuk ishin vetëm, pasi në këtë dalje u shoqëruan edhe nga motra e Gigi-t, Bella Hadid dhe modelja Irina Shayk. Burime për mediat e huaja treguan se Leo gjithë kohës mbajti një maskë të frikshme vendosur, “gjysmë përbindësh, gjysmë zombie”.

Në fillim të muajit shtator u përfol se Leo i kishte hedhur “sytë tek Gigi” që pas ndarjes nga Camila Morrone në fillim të verës.

Image

Interesimi i Leonardo DiCaprio-s për Gigi Hadid erdhi vetëm disa javë pasi u konfirmua ndarja mes mes aktorit dhe modeles Camila Morrone pas katër vitesh lidhje.

Hadid, nga ana tjetër, më parë pati një marrëdhënie afatgjatë me Zayn Malik . Dyshja u takuan dhe u ndanë pas disa vitesh lidhje në tetor 2021. Dyshja gjithashtu kanë dhe një vajzë 2-vjeçare të quajtur Khai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco