KAFE SHQETO/ Miss 'Golden Girl' braktis vendin e saj për dashurinë, rrëfen të pathënat e lidhjes me gazetarin e njohur

KAFE SHQETO/ Miss 'Golden Girl' braktis vendin e saj për dashurinë, rrëfen të pathënat e lidhjes me gazetarin e njohur

10:59, 01/11/2022
A+ Aa A-

Lidhja e dashurisë mes gazetarit të njohur Klinton Zeqiraj dhe Katerinës, Miss 'Golden Girl' u komentua gjatë në media rozë. Bukuroshja me origjinë nga Bjellorusia është shpërngulur në vendin tonë ku shijon e lumtur historinë e dashurisë me partnerin e saj.

E ftuar ditën e sotme në pjesën e fundit të “Kafe Shqeto” Katerina ka rrëfyer disa të pathëna nga lidhja e saj e dashurisë si dhe ka treguar ‘sakrificat’ që është dashur të kalojë pasi u largua nga vendi i saj.

“Jam shumë e lumtur për këtë eksperiencë dhe që vendosa të rrija këtu në Shqipëri. Unë kam dy vite që jetoj me Klintonin, një vit kam ndenjur në Bjellorusi sepse ndiqja studimet e larta, ndërsa një vit këtu në Shqipëri. Kam një marrëdhënie shumë të mirë jo vetëm me Klintonin por edhe me mamanë e tij, unë e dua shumë Gushin pasi kështu e preferoj ta quaj. Në ‘botën’ time nuk ekziston luftë mes vjehrrës dhe nuses, veç dashuri. Mua më pëlqen shumë fërgesa pasi edhe Gushi është nga Elbasani, megjithatë unë nuk di ta gatuaj”-ka treguar ajo.

E pyetur nga moderatori i programit se ku qëndron ndryshimi ndërmjet Shqipërisë me Bjellorusinë, ajo rrëfeu një sërë ndryshimesh, filluar që nga mënyra së si njerëzit sillen.

"Ka shumë ndryshime, p.sh në Bjellorusi nuk ka shumë trafik ndërsa këtu është skandal, ushqimi është ndryshe, këtu është shumë i shijshëm, por mjaft i rëndë me yndyrë realisht.  Njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe të mirë në Shqipëri, në Bjellorusi janë më punëtorë e duan më shumë punën ndërsa këtu ka më shumë qejf sesa punë. Në vendin tim njerëzit janë disi më paqësor pasi nuk konfliktohen me njëri-tjetrin".

Sa i përket planeve të së ardhmes Katerina tregoi se zgjerimi i familjes është në planet e tyre dhe se së bashku me partnerin e saj janë të gatshëm ta zgjerojnë familjen së shpejti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco