Pique ruan një vend të veçantë në zemrën e ish- vjerrës së tij, ja përse..

Pique ruan një vend të veçantë në zemrën e ish- vjerrës së tij, ja përse..

09:45, 01/11/2022
A+ Aa A-

Pavarësisht problemeve dhe ndarjes që pati Shakira dhe Gerard Pique, duket se familja e këngëtares kolumbiane e konsideron futbollistin e Barcelonës pjesë të familjes së tyre.

Këtë e vërtetoi edhe njëherë mamaja e Shakirës, Nidia del Carmen Ripoll. Teksa ndodhej jashtë spitalit “Teknon-Quiron” në Barcelonë, ku ndodhet i shtruar zoti William Mebarak, babai i këngëtares kolumbiane, ajo është shprehur se Gerard Pique i ka telefonuar disa herë për t’u interesuar për shëndetin e babait të Shakirës.

Image

Duket qartë se pavarësisht problemeve mes lojtarit dhe Shakirës dhe mosmarrëveshjes që kanë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, afeksioni i Pique për vjehrrin është ende i paprekur dhe ai kujdeset për gjithçka që ndodh me të. 

Kujtojmë që Pique është në një lidhje me Clara Chia Martin, ndërkohë që ka dy djem, Sashën dhe Milan me Shakirën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco