Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

'Kam qenë vetëm një herë e dashuruar'/ Kiara Tito flet si rrallë herë për jetën e saj private

'Kam qenë vetëm një herë e dashuruar'/ Kiara Tito flet si rrallë herë për jetën e saj private

08:44, 01/11/2022
A+ Aa A-

Moderatorja Kiara Tito ka folur si rrallë herë rreth jetës së saj private dhe lidhjeve të dashurisë.

E ftuar në ‘Ftesë në 5’, prezantuesja tregoi se ka qenë vetëm njëherë e dashuruar dhe theksoi se ajo vjen në forma të ndryshme.

“Dashuria vjen në forma të ndryshme dhe duke kaluar vite, ti kupton që nuk është njësoj si të dashurosh kur je e vogël dhe të duash në këtë moment kur ti ke arritur të kesh eksperienca. Kështu që mendoj se në mënyra të ndryshme, mund të dashuroj njeriu 3 herë në jetë. E treta, e vërteta. Deri tani, unë kam qenë 1 herë e dashuruar”, tha Kiara.

Kujtojmë se moderatorja është përfolur edhe për një lidhje disavjeçare me këngëtarin, Butrint Imeri.

Ata nuk e kanë pranuar kurrë publikisht se kanë qenë bashkë, por fotot e shkrepura asokohe nga paparacët kanë treguar të kundërtën.

Gjithashtu, Kiara mori pjesë në videoklipin “Hajt hajt” të Butrinit dhe që atëherë lajmet për ta nuk pushuan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco