Pas 2 aborteve spontante, këngëtarja e njohur jep lajmin e bukur

Pas 2 aborteve spontante, këngëtarja e njohur jep lajmin e bukur

22:40, 25/10/2022
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur, Christina Perri e hitit "A thousand years" është bërë bërë nënë të shtunën, më 22 tetor. Perri postoi një foto bardh e zi duke mbajtur në krahë vajzën e saj të porsalindur.

“Ajo është këtu! Me shumë besim, besim dhe pluhur zanash ajo ka mbërritur e sigurt. Ju lutem mirëprisni vajzën tonë ylber magjik: Pixie Rose Costabile", shkroi këngëtarja. 

Ardhja e Pixie vjen pasi Perri dhe burri i saj, Paul Costabile, pësuan dy humbje në 2020. Në janar 2020, Perri pësoi një abort në javën e 11-të dhe në nëntor të po atij viti, ajo ndau lajmin e lindjes së një vajze pajetë të cilën e kishte quajtur Rosie.

Këngëtarja është gjithashtu nënë e vajzës 4-vjeçare Carmella.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco