Artisti korçar: Si tentoi regjimi t'i ndalojë serenatat. Nuk i shfrytëzonin dot për propagandë!

21:27, 22/10/2022
A+ Aa A-

Nonda Kajo është padyshim një nga artistët e serenatave më të talentuar që i ka kënduar dashurisë gjatë gjithë jetës së tij  dhe ika  dhënë tonin netëve të ëmbla korçare.

Numërohen mbi 400 vepra të tija, të cilat janë kënduar edhe nga këngëtar të mëdhenj si Kastriot Tusha, Rovena Dilo, Vikena Kamenica, grupi “Ritfolk”, etj.

Në një intervistë për “Të Harruarit” me Hilda Goricën në Syri Tv, Kajo tregon gjithë rrugëtimin e jetës së tij dhe dashurinë për serenatat.

Kushtet e vështira të kohës bën që Kajo mos ta ushtronte  ëndrën gjatë rinisë së tij pasi partia në atë kohë i kishte ndaluar rreptësisht serenatat, por kjo nuk e ndaloi që ai mos ta ndiqte fshehurazi dëshirën për të kënduar.

“Rreth viteve 65’ partia (Partia e Punës) dha urdhër që mos t'i lejonin më serenatat. Sepse po të dëgjodh këngët e atëhershme, i këndonin fshatit, vajzës së fshatit ndërsa këngët e serenatës nuk ishin për këto gjëra, ne i këndonim dashurisë. Një gjë e mirë ishte se nuk u dha urdgër që të futeshin në burg serenatistët, por vetëm mos të dilnin. Kur dolëm njëherë natën ne, në atë kohë që ishte dhënë udhëzimi që mos të dilnin serenatistët na dolën dy polica të lagjes, ishin të mirë ata, dhe na thanë “dëgjo, tani nuk është mirë të dilni, nuk bën” dhe ne i thamë “na falni, na falni nuk do dalim më”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco