Pas ndarjes së Blero Muharremit dhe Afrona Dikës, flet për herë të parë ish-gruaja e këngëtarit

Pas ndarjes së Blero Muharremit dhe Afrona Dikës, flet për herë të parë ish-gruaja e këngëtarit

09:57, 22/10/2022
A+ Aa A-

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi ka dhënë mendimin e saj në lidhje me ndarjen e Blero Muharremit dhe Afrona Dikës.

Image

Teuta, e cila më parë ka qenë e martuar me këngëtarin dhe kanë dhe një vajzë, gjatë një interviste të fundit u shpreh se ndjen keqardhje për dyshen. Ajo theksoi se janë arsye të ndryshme që të çojnë drejt këtij vendimi.

Image

“Nuk e di sa jam unë në pozitë për ta komentuar, jo vetëm kjo, por secila ndarje, një çift që ka qenë bashkë…Shikoni askush nuk martohet për t’u ndarë. Ajo vjen shpesh me arsye më të mëdha, nganjëherë me arsye më të vogla që dinë të bëhen të mëdha”,- tha Teuta për “Mirage”.

Image

Më pas ajoi shtoi:

“Kur sheh që një çift që ndahet, të gjithë ndiejnë keqardhje. Ndonjëherë pas asaj keqardhje duhet të shihen anët pozitive. Nganjëherë është më mirë më herët sesa vonë dhe krejt çfarë mund të them si njeri i tretë, sepse në mënyrë indirekte jetët tona janë ndërlidhur, është ishalla kanë shëndetin.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco