‘E kisha zili’/Meghan Markle pranon publikisht se ka xhelozuar Paris Hilton

‘E kisha zili’/Meghan Markle pranon publikisht se ka xhelozuar Paris Hilton

18:01, 20/10/2022
A+ Aa A-

Meghan Markle ka folur për Paris Hilton gjatë episodit të kësaj jave në “Breaking Down The Bimbo” të podcastit të saj “Archetypes Spotify””. Dukesha e Sussex zbuloi se në fillim e ka paragjykuar nga pamja e jashme modelen.

“Më vinte turp ta pranoja, por kam pasur një gjykim për të, i cili bazohet në gjithçka që kam parë dhe nuk më pëlqen të vij nga një vend gjykimi”, tha Markle.

Gjatë intervistës ish- yllit të serialit “Suits” iu kërkua të sqaronte se çfarë donte të thoshte me deklaratën.

“Unë u rrita si më e zgjuara. Kur mendoja për Parisin, ishte zilia dhe gjykimi – dy nga gjërat më të rrezikshme”, shpjegoi Markle. “Por më pas ju dëgjoni për traumën e saj dhe jetën e saj.”

41 vjeçarja, këmbënguli se paraqitja e Hilton në “Archetypes” kishte për qëllim të ishte një “humanizim i saj” dhe jo një “mbrojtje” e saj.

“Nuk më intereson se në çfarë situate jeni – nëse një djalë apo vajzë 16-vjeçare, apo një grua në vendin e punës, ndihet i objektivizuar ose i çnjerëzor sepse karakteri i tyre është keqinterpretuar,” shtoi Markle.

Hilton, rrëfeu disa javë më parë se është abuzuar seksualisht nga stafi në shkollën Provo Canyon në Utah kur ishte adoleshente.

“Unë qava ndërsa ata më mbanin dhe më thanë: “Jo!” Thjesht thanë: ‘Hesht. Jini të qetë. Ndaloni së luftuari”– tregoi Hilton në Tëitter, duke shtuar:

 “Është e rëndësishme të hapeni për këto momente të dhimbshme që të mund të shëroheni dhe t’i jepet fund këtij abuzimi.”- përfundoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco